Ujësjellësi, Dollapi: Konsumatorët janë mbifaturuar
26/04/2010 12:40
Drejtori i Ujësjellësit, Sahit Dollapi ka deklaruar në një konferencë për shtyp se nga verifikimi i matësave të ujit ka rezultuar se 9335 konsumatorë janë mbifaturuar.
Sipas tij, 4720 konsumatorë s’kanë shlyer pagesat dhe 18200 kanë fatura zero.
Dollapi ka theksuar se janë pushuar nga puna 11 punonjës si përgjegjës për faturat e padrejta.
Ai u ka bërë apel qytetarëve të paguajnë detyrimet e pashlyera me çmimin e vjetër.
Top Channel