Turizmi, studentët në fushatë
26/04/2010 14:45
Studentët e universitetit publik “Aleksandër Moisiu”, në Durrës kanë nisur një fushatë për tërheqjen e turistëve të huaj dhe reklamimin e resurseve turistike shqiptare.
Ata janë shfaqur në pika të ndryshme të qytetit të Durrësit, por edhe në Krujë dhe në Tiranë aty ku lëvizin me shumë shtetasit e huaj duke shpërndarë mesazhet promovuese nëpërmjet blututhit.
Promovimi i turizmit dhe vlerave që mbart qyteti përmes aparateve celularë bëhet në kuadrin e një projekti të ndërmarrë nga studentë të universitetit “A.Moisiu” dhe do të vazhdojë deri me 8 maj, duke i paraprirë çeljes së sezonit.
Top Channel