Kur bëhet fjalë për shëndetin fizik paratë nuk janë shumë të rëndësishme.
Këtë e ka kuptuar më së miri presidenti i kompanisë Apple, Steve Jobs, i cili e ka kaluar vitin 2009 sa nga një shtet në tjetrin për të gjetur një melçi. Donacionet në SHBA kanë rënë ndjeshëm vitet e fundit dhe supermilioneri Jobs nuk e ka pasur të lehtë për të gjetur një organ pasi ai vuante nga sëmundja e kancerit.
Lajmin e bën të ditur revista prestigjoze “Forbes”. Gjithcka nisi në vitin 2008 kur Jobs shokoi platenë e Apple në San Francisco ku u shfaq në gjendje shumë të keqe shëndetësore. “Ishte në gjendje shumë të rëndë dhe fillimisht ai tha se bëhej fjalë për një virus të zakonshëm për t’u mbyllur gojën mediave gossip”, shkruan “Forbes”. Pasi kishte shpëtuar nga një tumor në pankreas, Jobs rrezikonte të vdiste nëse nuk do t’i ishte nënshtruar operacionit në mëlci.
Por kjo ishte një gjë shumë e vështirë, pasi bashkë me të ishin në radhë edhe 3400 kalifornianë. Mes janarit dhe marsit 2009 Jobs nisi një turne në kërkim të mëlcisë, duke u regjistruar në sa më shumë spitale. Një prej tyre ishte edhe “Methodist University Hospital” në Memphis ku ai gjeti një mëlci pas vdekjes së një djali 20 vjecar në një aksident rrugor. Kjo e shpëtoi manjatin amerikan nga vdekja e sigurtë dhe që prej asaj kohe ai po lobon bashkë me guvernatorin e Kalifornisë, Schwarzenegger për të krijuar një regjistër donatorësh.
Top Channel