Rusmali: Përshëndesim deklaraten e KiE

26/04/2010 20:05

Deputeti i Partisë Demokratike, Ilir Rusmali ka përshëndetur deklaratën e KiE, që i kërkonte Tiranës zyrtare zgjidhjen e krizës politike.

Rusmali është shprehur se apeli i KiE i drejtohet opozitës, e cila sipas tij duhet të rifillojë jetën e rregullt parlamentare.

“Unë besoj se ne duhet ta përshendesim këtë deklaratë pa mëdyshje. Zgjidhja është tek deklarata, të rivendoset dialogu dhe palët t’i kthehen në mënyrë permanente Parlamentit dhe institucioneve. Është kryetari i Partisë Socialiste që është thirrur nga kjo deklaratë, është ai që sfidohet me këtë deklaratë dhe përgjigjia duhet të vijë prej tij”, ka pohuar Rusmali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA