Protestë me karamele

26/04/2010 12:10

Ditët e fundit banorët e nënshkodrës në zona të ndryshme kanë zhvilluar protesta, për pakënaqësi në llogaritjen e dëmshpërblimeve të shkaktuara nga përmbytjet, por një banor i nënshkodrës ka gjetur një mënyrë krejt të veçantë për të shprehur reagimin e tij.

Lush Ndoci, banor i nënshkodrës është vlerësuar nga komisioni i verifikimit me 5 mijë lekë në një kohë që i kanë ngordhur dhjetra bagëti.

Me vlerën e dëmshpërblimit të dhënë nga qeveria ai ka blerë karamele dhe ja ka shpërndarë ato banorëve të zonës së tij dhe femijëve nëpër shkolla.

“Mora vendim me atë 5 mijë lekësh t’u shpërndajë karamele femijëve pasi ishte një vlerësim qesharak. Unë nuk kam marrë ndihma, 6 javë kam qenë në emergjencë dhe s’kam marrë asnjë ndihmë”, shprehet Ndoci.

Ai është shprehur i pakënaqur me vlerën e kompensimit të dhënë dhe premton se karamelet do t’i shpërndajë edhe në qytetin e Shkodrës dhe pranë institucioneve shtetërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA