Mjedisi, Mediu kontrollon situatën në Korcë

26/04/2010 21:10

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka vijuar turin e analizave të situatës mjedisore në qytetin e Korcës, ku ka diskutuar me specialistë, të zgjedhurit vendorë, deputetët e zonës, si dhe kreun e komisionit të veprimtarive prodhuese, zotin Jemin Gjana.

Ministri Mediu kërkoi përfshirje më të madhë të të gjitha strukturave për zgjidhjen dhe përmirësimin e problemeve mjedisore që shfaqen në qarkun e Korcës.

Problematika kryesore që u trajtua i përkiste pyjeve dhe dëmtimit të tyre, por edhe hedhjes së mbetjeve të ngurta në liqenin e Ohrit, guroret dhe ish-miniera e hekur-nikelit në Gurin e Kuq, si dhe ndërtimet e paligjshme në bregun e liqenit.

Gjithashtu, u trajtuan edhe problemet e liqenit të Prespës, si një tjetër pasuri e cila kërkon vëmendje të vecantë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA