Lopez imiton Monroe me “Happy Birthday, Mr. President”

26/04/2010 17:55

Identike me Marilyn Monroe që në vitin 1962 i këndoi “Happy Birthday, Mr. President” kreut të Shtëpisë së Bardhë, John F. Kennedy.

Këngëtarja portorikane Jennifer Lopez imiton Monroe në talk shoë-n e George Lopez, duke ndërtuar saktësisht të njëjtën skenë. Lopez ka zbuluar edhe arsyet e largimit nga shtepia diskografike Sony.

“Nuk është një sekret që pas largimit të Tommy Mottola-s në vitin 2003 unë u ndieva si një jetime pasi ai ishte një motor idesh për mua gjatë 4 albumeve të para. Më pas nuk dija kujt t’i drejtohesha në shtëpinë diskografike”, theksoi Lopez.

Ajo shtoi se më largimin e ish menaxherit Benny Medina, ndryshuan edhe drejtuesit e shtëpisë Sony. “U ndieva e vetme dhe kështu vendosëm ndërprerjen e bashkëpunimit”, përfundon këngëtarja latine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA