Zyra e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Evropës në një deklaratë është shprehur e shqetësuar për krizën politike në Shqipëri.
“Zyra e Asamblesë parlamentare e Këshillit të Evropës është e shqetësuar rreth krizës politike në Shqipëri pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009”, thuhet në komunikatë.
“Zyra e Asamblesë u bën thirrje liderëve politikë të rifillojnë dialogun në Parlament… Të gjitha forcat politike duhet të marrin pjesë në mënyrë aktive në punimet e parlamentit. Funksionimi në mënyrë demokratike i institucioneve të një shteti duhet të fillojë pa asnjë vonesë, në mënyrë që të vijohet me reformat urgjente të nevojshme për integrimin evropian të vendit”, thuhet në dokument.
“Byroja përsërit shqyrtimin nga Gjykata Kushtetuese të mundësisë për të kërkuar mendimin e Komisionit të Venecias në lidhje me fushëveprimin e komisionit hetimor për zgjedhjet, në veçanti lidhur me çështjen e rihapjes së kutive të votimit”, thekson deklarata.
Top Channel