Hefner shpëton shkrimin “Hollywood”

26/04/2010 21:55

Playboy ka arritur të shpëtojë shkrimin e famshëm me të bardhë në kodrat e Los Angeles “Hollywood”.

Hugh Hefner ka dhuruar 900 mijë dollarë duke plotësuar shumën 12.5 milionë dollarë, fond ky që do shërbejë për të shpëtuar gërmat që simbolizojnë historinë e kinëmasë amerikane. Shuma do shërbejë për të blerë terrenin që ndodhet në këtë kodër, i cili kishte dalë në shitje.

“Eshtë një fund i denjë për Hollywood-in”, tha guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schëarzenegger. Kontributet për të shpëtuar shkrimin kanë ardhur nga 50 shtete amerikane, madje edhe nga artistët Tom Hanks e Steven Spielberg.

“Ky shkrim është Kulla Eifel e Hollywood-it. Imazhet e tij kanë influencuar në rininë time”, tha themeluesi i Playboy, Hugh Hefner. Terreni pas shkrimit ishte blerë në vitin 1940 nga miliarderi Howard Hughes për të ndërtuar një vilë për të fejuarën, aktoren Ginger Rogers. Por kur lidhja përfundoi Hughes nuk e ndërtoi vilën. Në vitin 2002 terreni iu shit një grup biznesmenësh nga Cikago që kërkonin të ndërtonin 4 vila luksoze përballë qytetit Los Angeles.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA