Gjykata kushtetuese, PS vlerëson konsultimet e presidentit

26/04/2010 13:50

Partia Socialiste ka vlerësuar konsultimet e presidentit të Republikës për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

Sipas tij, për përzgjedhjen duhet të vendosen kritere të ndershme dhe konsultimi duhet të jetë real.

“Kandidaturat për në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese duhet të jenë me integritet moral. Duhet të mos jenë të ndikuara nga presioni politik dhe ai korruptiv”, është shprehur deputeti socialist, Fatmir Xhafaj.

“Presidenti i Republikës ka përgjegjësi historike për sistemin e drejtësisë. PS mbështet propozimin e ndërkombëtarëve për votimin me shumicë të cilësuar”, theksoi Xhafaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA