Nisma “një qytetar, një pemë” duket se ka gjetur mbështetjen e bizneseve apo sipërmarrjeve private në kryeqytet.
Një bankë ka kontribuar për shtimin e gjelbërimit në lulishten para Galerisë së Arteve, me mbjelljen e 5 pishave, 2 palmave dhe 2 bredhave.
“Kemi mbërritur në 4 mijë pemë të reja të mbjella në kryeqytet dhe synojmë të shkojmë tek 4500 para sezonit të ardhshëm të mbledhjeve. Njëkohësisht rikonfirmohet fakti se në këtë përpjekje bashkia është në marrëdhënie me banka, biznesmenë e qytetarë, gjë që e bën më simbolike këtë nismë”, ka deklaruar kryetari i bashkisë, Edi Rama.
Rama, duke bërë një bilanc të pemëve të mbjella deri më tani nga kjo nismë falenderon të gjithë ata që e mbështesin për të realizuar premtimin për një kryeqytet më të gjelbër dhe vlerëson ndërgjegjësimin e tyre qytetar.
Top Channel