Fier, shtyhet proçesi i “Ruzhdies”

26/04/2010 10:30

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për të pandehurit e dosjes së “Ruzhdies”.

Shkak është bërë mungesa e tre të pandehurve dhe avokatëve të tyre mbrojtës.

Qazim Aliaj, Pëllumb Fejzaj dhe Ervin Myftaraj akuzohen nga prokuroria e Fierit për manipulimin e listave të votimit, gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit.

Seanca e ardhshme është parashikuar më 5 maj.

Top Channel