Eshtrat e Dajtit, ende pa emër

26/04/2010 15:50

Mjekësia ligjore ka përfunduar procesin e saj të parë për përcaktimin e eshtrave të gjetura në malin e Dajtit dy muaj më parë.

Gjatësia, seksi, mosha dhe koha e përafërt se kur mund të jenë vrarë janë në evidencat e Institutit të mjekësisë ligjore.

Por ndërsa pritej një interesim me i madh nga familjaret e te pushkatuarve, rezultatet kanë qenë negative. Kjo mbase edhe nga mungesa e informacionit për procedurën që duhet ndjekur.

Për të identifikuar këto trupa, të afërmit duhet të paraqiten pranë mjekësisë ligjore për t’u njohur me disa prej gjeneraliteteve të përcaktuara deri më tani.

Dhe në kushtet që i afërmi i tij i përafrohet në bazë të të dhënave të njohura, viktimës, atëherë i bëhet ADN-ja për ta përcaktruar atë edhe nga mënyra ligjore dhe shkencore.

Mirëpo kjo mënyrë nuk është futur ende në përdorim pasi nuk është paraqitur asnjë prej të interesuarve pranë institutit.

Në këtë hetim as prokuroria nuk mund të ndihmojë për shkakun se, koha e përcaktuar e ekzekutimeve i përket periudhës së komunizmit.

As prokurorët nuk kanë të drejtën e hapjes së ndonjë arkive ku mund të gjejnë të dhëna për këto ekzekutime, apo të marrin në pyetje anëtarë të togës së pushkatimit që mund të jenë persona në dijeni.

Cështja ka mbetur po aty ku ishte edhe pas një interesimi të qeverisë dhe Parlamentit shqiptar pak ditë pasi ishin gjetur eshtrat.

Edhe pas premtimeve qeveria nuk ka gjetur ndonjë mekanizëm të mundshëm për të dhënë mundësinë e identifikimit të eshtrave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA