Të dhënat më të fundit zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se të ardhurat në buxhet janë realizuar për tre muajt e parë vetëm 89.4 për qind e planit.
Sipas të dhënave rezulton se buxhetit të shtetit këto tre muaj i mungojnë nga të ardhurat tatimore 7.7 miliardë lekë.
Sipas këtyre të dhënave, nga TVSH-ja është mbledhur vetëm 89.3 për qind e planit. Nga akcizat është arkëtuar vetëm 90.4 për qind, ndërsa nga tatimi mbi të ardhurat personale 90.7 për qind.
Me mosrealizim janë edhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore të cilat janë mbledhur vetëm 90.7 për qind e planit.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë më të larta. Por rritja është vetëm 1 për qind.
Nëse do të llogarisim edhe inflacionin, rritja duhet të ishte të paktën 3.6 për qind më shumë. Ky rezultat i ulët në mbledhjen e të ardhurave është reflektuar edhe në kryerjen e investimeve publike.
Sipas të dhënave, investimet e kryera nga qeveria janë realizuar vetëm 85.6 për qind e planit për tre muajt e parë të vitit, kur një vit më parë shifra ishte mbi 110 për qind.
Top Channel