Ushtaraku Lavdërim Cota ka dëshmuar para gjykatës së Tiranës për transportin e municioneve që bëhej sipas tij me urdhër verbal nga kompania “Meico”, për llogari të firmës private “Albademil”.
Dëshmitari, i cili është pjesë e komandës logjistike, pohoi se kohët e fundit, përpara se tragjedia e Gërdecit të ndodhte, transporti i municioneve bëhej pa grafik, falas dhe për llogari të Ministrisë së Mbrojtjes.
Dëshmitari theksoi se për disa urdhëra ai kishte dijeni, menjëherë pasi iu servirën disa nga këto dokumenta nga prokurorët.
Ndërkohë, edhe dëshmitarët e tjerë, njëri prej të cilëve shef i logjistikës, dhe shefja e planifikimit të komandës mbështetëse dhanë detaje mbi mënyrën si bëhej transporti apo edhe përdorimi i automjeteve të ushtrisë që serish kryheshin pa planifikim dhe pa grafik te caktuar.
Top Channel