Kryeministri Sali Berisha është duke zhvilluar një vizitë një ditore në Londër të cilën ka dashur ta mbajë larg vëmendjes së medias shqiptare.
I shoqëruar nga minisri i Financave Ridvan Bode dhe këshilltari për ekonominë Petraq Milo, zoti Berisha fillimisht është takuar me disa investitorë britanikë, ku është biseduar rreth mundësive që ofron Shqipëria për të investuar.
Por Top Channel ka mësuar se qëllimi kryesor i ardhjes së zotit Berisha në Londër është përfundimi i një marrëveshjeje me “Deutsche Bank” dhe bankën “JP Morgan”, të cilat janë përzgjedhur për shitjen e eurobondeve.
Një zëdhënëse e “Deutsche Bank” tha se zoti Berisha ka zhvilluar takime në këtë bankë, por nuk pranoi të japë detaje se cfarë është biseduar.
Po ashtu, David Ëells, zëdhënës i bankës “JP Morgan”, rezufoi të komentojë se cfarë është biseduar mes drejtuesve të lartë të kësaj banke dhe kryeministrit Berisha.
Më 22 prill 2010 “Deutsche Bank” dhe “JP Morgan” janë mandatuar nga qeveria shqiptare për kryerjen e operacioneve bankare që kanë të bëjnë me shitjen e eurobondeve.
Nga shitja e eurobondeve Shqipëria synon të marre borxh 400 milionë euro. E nëse shitja do të jetë e suksesshme, atëherë këto para do të përdoren kryesisht per shlyerejn e borxhit te marre rreth 1 vit më parë për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës.
Kjo është tentativa e dytë e qeverisë shqiptare për të shitur eurobondet pas dështimit në vitin 2009 nga kriza botërore ekonomike.
Top Channel