Berat, festa e gjethes
26/04/2010 14:10
Vajza të veshura me kostume popullore që mbledhin gjethet e para të hardhive të rrushit për gatimin e japrakëve, valle popullore, muzikë e urime për prodhime sa më të mbara.
Kjo ka qenë atmosfera e festës së gjethes, festës më të veçantë që zhvillohet në këtë rreth dhe simbolizon ardhjen e pranverës.
E shndërruar tashmë në një traditë, festa e çeljes së sythave të parë festa pagane që simbolizon ardhjen e pranverës është festuar në Berat, në fshatin Poshnjë.
Festa e gjethes tërheq çdo vit qindra persona që e kanë kthyer këtë eveniment në një traditë të veçantë për Beratin.
Top Channel