Angli, ndërron jetë shkrimtari Alan Sillitoe
26/04/2010 18:30
Ndërron jetë shkrimtari i njohur britanik Alan Sillitoe. Lajmin e bën të ditur shtëpia botuese “Minimum Fax”.
Ai lindi në Nottingham në 4 mars të vitit 1928 dhe ndërroi jetë në Londër në moshën 82 vjecare. Me prejardhje nga një familje punëtorësh, Alan arriti të shprehte talentin e tij në letërsi edhe pse e la shkollën në moshën 14 vjecare pasi ishte i detyruar të punonte për të siguruar të ardhura.
Izolimi në Malajzi ku shkoi si ushtarak vullnetar dhe u sëmur nga turbekulozi, e forcoi edhe më shumë dellin e tij artistik. Një nga veprat e tij më të mëdha është “Të shtunën mbrëma, të dielën në mëngjes”.
Top Channel