1 Maji ndan sindikatat

26/04/2010 16:35

Një maji është dita kur punëtorët në gjithë botën protestojnë për më shumë të drejta.

Simbolika e kësaj dite ndërkombëtare, e cila e ka origjinën në Cikago në vitin 1887, është kuptuar dhe interpretuar ndryshe nga dy bashkimet më të mëdha të sindikatave në vendin tonë.

Ashtu sic ndodh edhe në radhët e politikës, sindikalistët janë ndarë në dy kampe. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura ka vendosur të festojë, ndërsa Konfederata e Sindikatave të Pavarura të protestojë.

“Më 1 maj ne kemi ftuar mbështetësit tanë të protestojmë për kushte më të mira”, ka deklaruar Kol Nikolla i KSP.

Ndërsa Gezim Kalaja, kryetar i BSPSH është shprehur: Janë të lirë të gjithë të festojnë sipas mënyrës së tyre pasi 1 maji është ditë përkujtimore”.

Në këto dy sindikata aderojnë rreth 200 mijë anëtarë, c’ka i vë përpara përgjegjësisë që të mbrojnë kërkesat dhe të drejtat e punëtorëve.

Një shifër e tillë duhet të trembte cdo qeveri, por rrallë herë janë parë protesta masive. Kreu i konfederatës deklaron së aty aderojnë rreth 100 mijë anëtarë, por në protestën e një majit pritet të marrin pjesë vetëm 5 deri në 7 mijë anëtarë.

“Këtë vit ne kemi pasur 7 mijë. Do ketë edhe këtë herë por disa janë angazhuar në protestat politike”, ka shtuar Nikolla.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura ka përgatitur një memorandum me kërkesa, të cilin do t’ia paraqesë qeverisë gjatë ditëve të ardhshme, por për ta mbetet prioritet negocimi, ndërsa protestat janë një hap i dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA