Meta: Opozita kundër integrimit të vendit

25/04/2010 11:55

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetari Ilir Meta ka deklaruar para anëtarëve të kësaj partie se zgjedhjet e ardhshme vendore janë një test shumë i rëndësishëm për LSI-në.

Duke u përqëndruar në krizën politike në vend, Meta sulmoi opozitën, duke drejtuar gishtin e akuzës ndaj kreut socialist, Edi Rama. “Politikat e tyre nuk kanë asnjë lidhje me realitetin ne vend. Eshtë cudia më e madhe që ditët që dorëzohet pyetesori, në Tiranë kryetari i opozitar ben thirrje per konfrontim civil për të penguar përshpejtimin e procesit të integrmit në Europë. Ndaj ne jemi krenarë për zgjidhjen që kemi bërë pas 28 qershorit. LSI po punon për stabilitetin makroekonimik dhe zhvillimin e vendit. Shqipëria, pavarësisht nga vështirësitë e shumta që ka, po realizon një performancë të mirë, duke qënë një nga vendet e pakta me rritje pozitive. Qëllimet e PS-së nuk kanë asnjë lidhje me interesat e qytetarëve shqiptare. Duhet të falënderoj të gjithë përfaqësuesit e LSI-së që kanë kontribuar në të gjitha nivelet e qeverisjes”, theksoi Meta.

Kreu i LSI-së shtoi se kundërshtarët politikë kërkojnë ta kthejnë vendin shekuj pas në marrëdhëniet me vendet e tjera të rajonit, por ai la të hapur mundësinë e nisjes së bisedimeve mes palëve. “Megjithatë, pavarësisht shqetësimeve dhe vërrejtjeve që ne kemi, jemi të hapur të bashkëpunojme me opozitën sepse ky është vendi i të gjithëve, sepse ky është një vend normal demokratik, ky është një vend që jep shpresë dhe besim për të gjithë dhe këtë më mirë se të gjithë e tregon rendja e investitorëve drejt vendit tonë. Dua të theksoj rëndësinë e kontributit tonë në qëverisjen e vendit duke u bere thirrje të gjithë përfaqësuesve tanë të respektojnë ligjin. Dua të shpreh bindjen time se objektivat tona të shpalllura më parë do realizohen në kohën e duhur sipas axhendës së qeverisë, LSI-së dhe situatës ekonomike e financiare të vendit. Ne do vlerësohemi në bazë të atyre që do arrijmë dhe shqiptarët do t’i prekin gjatë viteve që vijnë”, tha Meta.

Në vijim të fjalës së tij, kreu i LSI-së u përqëndrua në zgjedhjet e ardhshme lokale. “Qytetet tona nuk po qeverisen por po kthehen në sheshe betejash pa kuptim dhe ky është një fenomen i përhapur gjerësisht në të gjithë vendin. Eshtë detyra jonë të përzgjedhim kandidatët më të mirë për komunitetin dhe këtu jemi për të mos përsërirtur gabimet e së shkuarës. Ne kërkojmë një reformë të ndershme zgjedhore, ndryshe nga reforma diskriminuese e 28 qershorit. Ata të cilët kërkojnë vërtetë transparencë duhet të tregojnë vullnet për t’u distancuar nga gabimet që bënë në reformën paraardhësë. Nëse duan hapjen e kutive le t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese dhe ne kemi treguar se pranojmë cdo vendim të gjyqësorit”, shtoi Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA