Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare vendosi të ndalojë shkarkimet nga hidrocentrali i Fierzës dhe ai i Komanit.
Sot gjate orëve të para të mëngjesit, KESH ka mbyllur portat e këtyre 2 hidrocentraleve edhe pse në liqenin e Fierzes niveli i ujit është rreth 30 centimetra mbi nivelin maksimal të lejuar prej 296 metrash. Sipas të dhënave të orës 10 nga KESH, në hidrocentralin e Fierzës niveli i ujit është 296.26 metër, prurjet janë 650 metër kub në sekondë, ndërsa kanë ndaluar shkarkimet.
Ne hidrocentralin e Komanit ku gjithashtu jane mbyllur portat, niveli i ujit eshte 173.34 meter dhe prurjet 170 meter kub per sekonde. Ndersa ne Vaun e Dejes, niveli i ujit eshte 74.38 meter, prurjet 70 meter kub dhe shkarkohet 200 meter kub uje per sekonde.
Aktualisht, sipas KESH-it, prodhimi i energjise ka arritur ne 28 milione kilovat ore energji, nga te cilat konsumohet 17.17 milione kilovat ore dhe eksportohet 15.5 milione kilovat ore energji.
Top Channel