Lindsay Lohan “pushohet” nga puna

25/04/2010 10:00

Nuk ka vonuar shumë dështimi i radhës në karrierën profesionale të Lindsay Lohan.

Aktorja amerikane e cila ka kaluar probleme të shumta me jetën private, nuk do jetë protagoniste në filmin “The other side”. Këtë e ka bërë të ditur regjisori David Micheals.

“Shumë shpejt do t’ju themi kush do ta zëvendësojë”, theksoi ai. Sipas burimeve të ndryshme, produksioni nuk ka besim tek aftësitë e Lohan, e cila e ka xhiruar filmin e fundit në vitin 2007.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA