Barcelona në kor: Ndaj Interit do lëmë lëkurën

25/04/2010 11:30

Pasi arriti fitoren e radhës në kampionat 3-1 ndaj Kserezit, Barcelona u dërgon një mesazh tifozëve të saj.

Më saktë, kanë qënë lojtarët katalanas ata që kane shkruar në bluzat poshtë fanelave: “Barca-Inter, do lëmë në fushë edhe lëkurën. Të mërkurën ju duam të gjithëve në stadium”. Gjithashtu, në bluza shfaqej edhe një tifoz me një këpucë në dorë ku citohej: “Të rekuperojmë”.

Ndeshja e djeshme shërbeu thjesht për formalitet pasi skuadra “blaugrana”, ashtu si Interi, përballej me një suadër modeste, ndërsa e gjithë vëmendja është përqëndruar në sfidën e së mërkurës. 98 mijë është numri i tifozëve që do mbanë shkallët e stadiumit mitik “Camp Nou”, ku janë parashikuar 90 mijë kartolina për një dekor magjik. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA