Mungesa e legjislacionit ka krijuar një rast të paprecedent në Shqipëri. Nje burre, i shpallur i pafajshëm nga Gjykata Nderkombetare e të Drejtave të Njeriut vazhdon të jetë ende në kërkim nga Interpoli, për shkak se në Shqipëri nuk ekzekutohen vendimet e Strasburgut.
Emri i Arben Xheraj, ndodhet ende ne listen e te shumekerkuarve nga Interpoli, per akuzen e vrasjes.
Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut thekson se shkelja e Konventes ka ardhur si rezultat i anulimit te pafajesise se Xherajt, te cilit pasi i eshte pushuar ceshtja dhe eshte shpallur i pafajshem, prokurori eshte ankuar jashte afateve ne Gjykaten e Larte duke siguruar lenien ne fuqi te denimit te pare.
Pas nje odiseje ne gjyqesorin shqiptar Arben Xheraj iu drejtua Strasburgut nepermjet avokatit te tij Dilaver Bengasi duke fituar keshtu kete vendim te formes se prere qe sugjeron se forma me e pershtatshme per korrigjimin e situates qe vijon do te ishte pafajesia e formes se prere per kerkuesin.
Por qe prej 2008, kohe ne te cilen Strasburgu eshte shprehur per ceshtjen ‘Xheraj kundër Shqipërisë”, ky vendim nuk eshte ekzekutuar ende, ndonese avokati mbrojtes i 40 -vjecarit Dilaver Bengasi, i eshte drejtuar Gjykates Kushtetuese dhe kjo e fundit ia ka percjelle per ekzekutim Gjykates se Larte per shkak te vakuumit ligjor qe ndodhet ne Kodin e Procedures Penale per ekzekutimin e vendimeve penale te Gjykates se Strasburgut. Per kete ceshtje Kushtetuesja shpreh domosdoshmerine e plotesimit nga kuvendi te boshllekut ligjor per egzekutimin e vendimeve penale te dhena nga Strasburgu sikurse i jane bere ndryshimet e nevojshme legjislacionit procedurial civil.
Sipas vendimit te Kushtetueses, Gjykata e Larte eshte organi tek i cili Gjykata e Strasburgut ka konstatuar shkeljet ndaj Arben Xherajt e per kete, kjo gjykate duhet te gjeje zgjidhjen. Pas kesaj avokati Dilaver Bengasi ju drejtua pak dite me pare Kolegjit Penal te Gjykates se Larte duke i kerkuar ekzekutimin e vendimit te Gjykates Evropiane te te Drejtave te Njeriut. 40-vjecari durrsak akuzohej per nje vrasje te ndodhur ne kete qytet. Fillimisht ai u denua ne 1996 me 20 vjet burg por me pas gjykata shpalli nje pafajesi dhe nje pushim ceshtje pasi sipas apelit Arben Xheraj nuk e kishte kryer kete veper penale.
Nente muaj jashte afatit ligjor prokurori ankohet ne Gjykaten e Larte e cila shfuqizoi vendimet e pafajesise dhe te pushimit dhe la ne fuqi vendimin e denimit me argumentimin se ne kohen qe ishte paraqitur avokati i te pandehurit zoti Dilaver Bengasi, ai nuk perfaqesohej me prokure te leshuar nga i pandehuri. Arben Xheraj aktualisht po vuan denimin ne Itali per ceshtje droge dhe ceshtja e tij po ndiqet ne mungese nga avokati Dilaver Bengasi.
Top Channel