Vizat, PE shqyrton raportin e ekspertëve

24/04/2010 08:55

Komiteti për të Drejtat Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme në Parlamentin Europian do të mblidhet pasditen e 27 prillit për të dhënë vlerësimin se sa është e gatshme Shqipëria dhe Bosnja për liberalizimin e vizave.

Vlerësimi do të bëhet në bazë të raportit të përgatitur nga grupi i ekspertëve të Parlamentit Europian, të cilët ishin të pranishëm në Shqipëri muajin e kaluar.

Të dhënat e raportit të ekspertëve në lidhje me përmbushjen e detyrimeve në kuadër të liberalizimit të vizave thonë se Shqipëria dhe Bosnja kanë bërë progres në përmbushjen e detyrimeve, por se duhet më shumë përpjekje.

Ndonëse Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina kanë shanse që të marrin një rekomandim pozitiv nga Brukseli për implementimin e regjimit pa viza, Tirana dhe Sarajeva nuk duhet të “flenë mbi dafina”, pasi duhet të bëjnë shumë punë deri në zbatimin e propozimit për lëvizje pa viza.

Pa një progres të mëtejshëm, dy vendet do të duhet të presion gjatë dhe ndoshta të mos përfitojnë nga udhëtimi nga viza siç ishte shpresuar më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA