Shqipëria konfirmon angazhimin në Afganistan

24/04/2010 09:00

Shqipëria rikonfirmon angazhimin në mbështetje të misioneve të NATO-s në Afganistan. Takimi dyditor i Estonisë u organizua për diskutimin e konceptit të ri strategjik të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Në fakt, lidhur me temën në fjalë, pak gjë mund të kuptohet nga qëndrimi i Shqipërisë, qoftë duke marrë parasysh rolin e një vendi të vogël, por qoftë duke marrë në konsideratë edhe deklarimin e ministrit të Jashtëm, Ilir Meta, si përfaqësues i Tiranës zyrtare në këtë takim.

Kështu sipas njoftimeve për shtyp nga Ministria e Jashtme, fjala e numrit dy të qeverisë është përqendruar në kontributin e Shqipërisë për arritjen e objektivave në Afganistan, që përbën sfidën kryesore aktive për Aleancën.

“Në fjalën e tij gjatë takimit të Këshillit të Atlantikut të Veriut me vendet kontribuuese në operacionin ISAF në Afganistan, zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për arritjen e objektivave të NATO-s dhe komunitetit ndërkombëtar për Afganistanin”, citon Metën, zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme.

Sipas saj, numri dy i qeverisë ka premtuar shtimin e kontributit shqiptar në këtë vend, ku angazhimi ushtarak i NATO-s ka arritur kuota maksimale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA