Shkrihet Reparti i Mbrojtjes Civile

24/04/2010 19:55

Reparti i Mbrojtjes Civile i angazhuar së fundmi në perballimin e situatave të përmbytjeve në Shkodër dhe zonën e NënShkodrës është shkrirë në kuadër të reformës së ushtrisë shqiptare.

Burime nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë të ditur se shkrirja e këtij reparti është bërë që në dhjetor të vitit 2009. Por me përmbytjet që ndodhën, ky repart vazhdoi punën deri para një jave. Megjithe efektin teper te madh te ketij reparti ne operacionet e evakuimit shpetimit, nje pune qe u lavderua jo vetem nga drejtuesit e qeverise por dhe perfaqesite e huaja, serish ky repart nuk eshte pare i arsyeshem te vijoje punen.

Mesohet se reparti i komandes mbeshtetese rajonale do suprimohet duke iu bashkangjitur trupes se reagimit te shpejte. Per me teper, qarku i Shkodres dhe i Lezhes qe mbulonte kjo trupe eshte nje zone e ekspozuar ndaj permbytjeve dhe perfshihet ne zonat sizmike te Ballkanit.

Komanda e Mbeshtetjes Rajonale qe Mbulon Qarkun Shkoder u krijua ne vitin 2006 dhe ka pasur ne perberje 100 trupa. Gjate jetes se tij, ky repart ka kryer mbi 200 operacione.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA