Rama: Debat me Berishën, pasi të hapen kutitë

24/04/2010 11:45

“Sapo kryeministri Sali Berisha të pranojë të hapë kutitë unë jam gati për debat kur dhe ku të dojë ai”. Kështu deklaroi sot kreu socialist Edi Rama në një konferencë për shtyp.

Sipas tij nuk mund të ketë përballje me pushtetin e grabitur për aq kohë sa mbahet e mbyllur e drejta e popullit.

Rama ngriti sot shqetësimin e katërfishimit të cmimit të shërbimeve gjyqësore për qytetarët, duke kujtuar se vetëm një depozitim padie kushton 12 mijë lekë të reja.

“Këto dhe shumë probleme të tjera janë arsye që të jemi bashkë në protestën e madhe të 30 prillit, për të kërkuar hapjen e kutive të zgjedhjeve të grabitura dhe për të ndalur rrënimin ekonomik”, u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA