Monitorimi i Qëndrës për Cështjet e Informimit Publik ka zbuluar se përgjatë tre viteve plot 1183 vendime të Këshillit të Ministrave nuk janë botuar në fletoren zyrtare, cka sjell efekte financiare, impakt për emërimet në administratë, ndërsa 160 prej tyre që mungojnë, implikojnë pasuri të paluajtshme që kalojnë në pronësi të pushtetit vendor.
Sipas revsitës MAPO, VKM-të qe nuk jane botuar kane pergjithesisht dispozite te fundit hyrjen menjehere ne fuqi, por nderkohe ato mungojne ne fletoren zyrtare. Raporti i botuar nga MAPO nenvizon se nga vezhgimi u vu re se VKM qe u identifikuan me se shumti te pabotuara ne fletoren zyrtare, nje pjese e tyre jane me karakter individual dhe jo normativ, rreth 380 te tilla. Por duke iu referuar ligjit te vitit 2003 per organizimin dhe funksionimin e KM, nga ky raport del se edhe VKM me karakter individual duhet te botohen detyrimisht ne fletoren zyrtare.
Qendra per Ceshtjet e Informimit Publik shprehet se nuk eshte ne gjendje te hamendesoje nese prapa mungesave qe konstatohen ne botimin e fletores zyrtare te akteve te ekzekutivit ka qellime jo transparente apo mungese vullneti per te respektuar ligjin. Nderkohe, nga studimi i bere per botimin e ligjeve nga kuvendi, sipas raportit, situata paraqitet e kenaqshme, megjithese jane konstatuar parregullsi.
I pari ka te beje me praktiken e botimit ne fletoren zyrtare te ligjit per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje qe eshte shpallur si i miratuar ne data te ndryshme. Parregullsia tjeter ka te beje me ligjin e vitit 2008 per Kodin Zgjedhor, ku Qendra e Publikimeve Zyrtare e ka botuar ne te njejten dite kur u miratua edhe ne kuvend pa pritur as edhe dekretin per shpallje ligji nga presidenti.
Top Channel