PR mbledh Asamblenë Rajonale në Durrës
24/04/2010 17:25
Partia Republikane vazhdon takimet e saj nëpër rrethe dhe përgatitjet e fushatës për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në takimin e Asamblesë Rajonale në Durrës, kreu i partisë, Fatmir Mediu, theksoi se zgjedhjet e ardhshme lokale janë një sfidë e rë për Partinë Republikane, si forca e dytë politike e së djathtës.
Mediu tha se Partia republikane duhet të organizohet në të gjitha bashkitë dhe komunat me kandidatë për kryetarë e këshilltarë për zgjedhjet e ardhshme lokale. Sipas tij, organizimi elektoral dhe lokal i partisë është shumë i rëndësishëm për rezultatin e saj dhe të së djathtës.
Top Channel