Ministri i Jashtëm Ilir Meta pas kthimit nga Estonia, ku mori pjesë në një takim me homologët e tij, deklaroi se Shqipëria ka marrë vlerësime për politikën konstruktive dhe rolin e saj në rajon.
Në një konferencë për shtyp, kreu i diplomacisë shqiptare u shpreh optimist për procesin e liberalizimit të vizave, që sipas tij shënon progres të vazhdueshëm.
Me këtë rast ai i kërkoi të gjithë faktorëvë dhe aktorëve politikë në vend, që të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të jenë kontribues në proceset e mëdha integruese që po përjeton Shqipëria.
Pas ftesës së hapur të Berishës për debat me kundërshtarin e tij Rama dhe qëndrimit të këtij të fundit se do të përballet me kryeministrin, pasi ai të ketë lejuar hapjen e kutive, ministri Meta u shpreh se kryetari socialist edhe këtë radhë po tregon se i shmanget debatit.
Top Channel