Lezhë, promovohet libri i shkrimtarit Kujtim Dashi

24/04/2010 17:05

“Pesë yje mbi mjerim” është titulli i librit të botuar nga shkrimtari dhe publicisti  lezhjan Kujtim Dashi.

Në biblotekën publike të Lezhës është kthyer tashmë në traditë që në Ditën Ndërkombëtare të Librit të përkujtohet me promovime dhe ka qënë pikërisht Dashi, i cili është autor i 18 librave, duke lëvruar në gjini të ndryshme, që nga tregimet e novelat, deri tek hiostoritë gazmore.

Ndërsa libri i tij i fundit “Pesë yje mbi mjerim” ishte një ndërthurje tregimesh dhe novelash. Të pranishmit në këtë takim dhanë edhe komentet e tyre mbi librin dhe autorin Dashi, duke nxjerrë në pah mënyrën se si ai shkruan, madje duke hequr paralelizma me autorë të cilet i kalojnë kufijtë e lokalitetit.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA