Lezhë, 35 vjecari gjen vdekjen në aksident

24/04/2010 18:40

Rreth orës 23:00 të mbremjes të së premtes, në autostradën Lezhë-Shkodër, ne vendin e quajtur kthesa e Balldrenit ka ndodhur nje aksident. 

Në të janë perfshirë 2 automjete të tonazhit të rëndë. Për shkak të përplasjes së fortë ka gjetur vdekjen shtetasi Ndue Prenga nga Durrësi, 35 vjec, i cili po udhëtonte si pasagjer.

Policia po heton në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e ngjarjes që shkaktoi vdekjen e shtetasit 35 vjecar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA