Kukës, banorët e Shishtavecit në protestë

24/04/2010 16:50

Banorët e njërës prej komunave më të medha të rrethit të Kukësit, asaj të Shishtavecit kanë dalë sot në një protestë për problemet që i shqetsojnë.

Problemet me kryesore që ngritën në këtë protestë banorët ishin mungesa e rrugës së komunës së Shishtavecit me qendrat e tjera, mungesa e vëmendjes së shtetit dhe pushtetarëve vendorë për personat të cilët kanë mbushur moshën e pensionit por për shkak se kanë bindje të majta u hiqet e drejta e përfitimit.

Një problem tjeter shqetësues në këto fshatra doli dhe mungesa e mësuesve me arsimin përkates. Në këtë protestë morën pjesë edhe strukturat organizative të PS-së në Kukës si dhe deputeti Asllan Dogjani.

Ai vuri theksin në problemet që shqetësojnë banorët që sipas tij vijnë nga një keqqeverisje e pushtetit dhe abuzimet që bëhen në kurriz të qytetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA