BB, alarmi grek në rajon

24/04/2010 15:00

Banka Botërore ngre për herë të parë zyrtarisht shqetësimin se kriza greke mund të godasë vendet fqinje, kryesisht përmes efekteve në tregti, sektorin bankar dhe tkurrjes së dërgesave.

Filip lë Heru, zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qëndrore deklaroi përpara takimit të përvitshëm të FMN-së dhe Bankës që po zhvillohet këto ditë në Uashington se Banka po e mbikëqyr me kujdes këtë situatë.

“Ne po e monitorojmë shumë nga afër gjendjen në Greqi për shkak të lidhjeve të shumta dhe të rëndësishme që ekonomia helene ka me disa ekonomi të rajonit- tha le Heru. Numri dy i bankës shtoi gjithashtu se Banka Botërore nuk ka ende ndonjë program për të ndërhyrë në Greqi, por është e shqetësuar se rënia e tregtisë dhe kredive që japin bankat helene mund të ketë pasoja për ekonomitë fqinje në zhvillim.

“Ne shpresojmë se situate do të përmirësohet shpejt, parë kjo nga kënvdështrimi i vendeve tona partnere, të lidhura fort me ekonominë greke, dhe në të cilat banka ka programe,” deklaroi Lë Heru.  

Më tej gjatë një interviste për Reuters numri dy i Bankës për Europën tha se një tjetër  problem mbetet edhe rënia e dërgesave, nga Greqia, ku Shqipëria do të ishte më e prekura.

Greqia është një nga dy partnerët më të rëndësishëm ekonomik të shqipërisë, me lidhje të forta jo vetëm në tregti por edhe sistemin bankar. Në këtë pikë ekspertët i druhen faktit se situate e vështirë financiare e Greqisë mund të detyrojë degët e bankave greke të reduktojnë në mënyrë drastike kredidhënien.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA