Drejtoria e Ujësjellësit njofton se brigada e remontit ka bërë të mundur mbylljen e rrjedhjes së ujit në mënyrë të pakontrolluar, cka ka garantuar furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve të kryeqytetit që furnizohen nga ujësjellesi i Bovillës.
Burime nga Drejtoria e Ujësjellësit thonë se tashme po përgatitet nje plan pune per heqjen e pajisjes se demtuar për ta derguar atë në Itali për riparim. Deri kur kjo pajisje te jete gati do te zevendesohet me nje pajisje tjeter provizore me qellim per te mos krijuar probleme ne furnizmimin me uje te pijshem te banoreve te kryeqytetit.
Nga impianti i Bovilles furnizohen rreth 60 % e lagjeve te kryeqytetit si qendra e Tiranes, Rruga e Dibres, Kinostudio, “Siri Kodra”, Lapraka e te tjera.
Top Channel