Tiranë, bashkia harton skemën e lëvizjes

23/04/2010 16:25

Pas kaosit që u krijua dy ditë më parë me trafikun, bashkia e Tiranës deklaron se skema e qarkullimit nuk ndryshon, por thjesht po bëhet një menaxhim më i mirë i trafikut dhe kërkohet bashkëpunim me Policine Rrugore.

“Duhet një menaxhim i mire i situatës dhe një bashkëpunim ndërinstitucional. Përgjatë orëve që u bë testi, ne kuptuam se ku janë pikat ku duhet të ndërhyjmë për një mirëmenaxhim të trafikut”, u shpreh Enton Punavia, drejtor i Transporteve në bashki.

Aktualisht bllokimi po behet gradualisht. Si fillim levizja nga bulevardi “Zogu I” është devijuar mbrapa Muzeut Kombetar, aks i cili është shnderruar me nje drejtim levizjeje.  

“Ne jemi përqëndruar në rregullimin e disa parkimit në disa pika të qendrës. Qytetarëve iu nevojiten disa ditë për të kuptuar drejtimet e reja të lëvizjes”, u shpreh Punavia.

Pas disa ditesh kur drejtuesit e automjeteve të jene mesuar me sinjalistiken dhe rruget do te behet bllokimi i fillimit të Rrugës së Kavajes dhe i Rruges së Durrësit, për në qendër.

Autoritetet e bashkisë i kërkojnë drejtuesve të automjeteve të ndjekin sinjalistikën e re ndërkohë që do të ndihmohen edhe nga policia bashkiake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA