Minorenët gjermanë në të ardhmen do marrin dënime sa të cuditshme aq edhe interesante e kulturore nga gjykatësi.

Ata duhet të lexojnë libra si masë ndëshkimore. Tekstet i përcakton gjykatësi në bazë të të dhënave sociale të të pandehurit, i cili në fund duhet të shkruajë një raport për librat e sapolexuar.

Gjykatësi Christoph Mangelsdorf ka në “sirtarin” e dënimeve edhe masa të tjera ndëshkimore alternative si psh; pastrimin e kopshtit apo punën në jetimoren e qenve.

Volumet e zgjedhura nga gjykatësi janë romane për fëmijë për të stimuluar fantazinë e tyre. Deri tani, fëmijët që kanë pranuar dënimin e Mangelsdorf janë rreth 15, të grupmoshës 15-17 vjec.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA