Shpërdorimi i detyrës, dy persona në pranga

23/04/2010 10:10

Drejtori i Shërbimit Pyjor në Përmet si dhe ish-kryetari i komisionit të Kthimit të Pronave në Gjirokastër janë arrestuar nga policia pas një hetimi 6-mujor të Sektorit te Krimit Ekonomik në Gjirokastër.

Ndalimi eshte bere mbremjen e se enjtes per shtetasit Mihallaq Çapullari dhe Perparim Toro. Akuza ndaj tyre eshte shperdorim detyre. Sipas Drejtorise se policise se Gjirokastres, drejtori i Ndermarrjes Pyjore te Permetit njekohesisht dhe kryetarit te keshillit bashkiak Permet, ka lejuar te priten siperfaqe te medha pyjore, rreth 2 mije hektare ne komunen Çarshove nga dy shtetas, nga kjo komune, te cilet pretendonin se i kishin pronat e tyre dhe kanë bërë prerjen e lëndës drusore duke e përpunuar  dhe kthyer në  në qymyr druri dhe më pas e kanë  eksportuar për në shtetin grek.

Ndërsa shtetasi Përparim Toro, në periudhën  kohore 2005- 2006, ishte me detyrë  Kryetar i Kthimit dhe Kompesimit të Pronave në qarkun Gjirokastër iu ka dhënë shtetasëve të sipërpërmendur certifikatën e pronësisë për një sipërfaqje prej 2300 hektarësh, nga të cilat 1400 hektarë u janë dhënë me vendim Gjykate, ndërsa pjesa tjetër u është dhënë me dokumenta të falsifikuara. Nderkohe gjykata e rrethit gjyqesor Gjirokaster me vendimin penal ka dhene masen detyrim paraqitje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA