Shpërthim nervash i Naomi Campbell

23/04/2010 16:40

Naomi Campbell është kthyer sërish nën vëmendjen e mediave për shpërthimet e saj të inatit, këtë herë për një pyetje mbi një diamant që ish-dikatori i Liberisë, Charles Taylor, i ka dhuruar në 1997-ën.

Bëhet fjalë për një “blood diamond” (diamant gjaku), siç quhen ndryshe gurët e nxjerrë nga minierat e vendeve afrikane që janë në luftë dhe që shpesh shërbejnë për të financuar blerjen e armëve nga rebelët.

“Nuk kam marrë asnjë diamant dhe nuk dua të flas për këtë”, është shprehur Campbell, e cila menjëherë më pas ka goditur një telekamer dhe ka dalë nga studioja e ABC-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA