Shkodër, argjinaturat e shkatërruara

23/04/2010 19:55

Ndonëse uji në tokat e NënShkodrës ka pasur tërheqje të ujit, mungesa e argjinaturave në lagjet perifeike dhe gjendja tepër e amortizuar e arginatuarve, bëjne që zona të jetë nën rrezik të vazhdueshëm.

Një zonë shumë e rrezikuar është edhe komuna e Bërdices ku uji pushton menjeherë tokat. Një pjese e konsiderueshme e argjinaturës se Darragjatit në komuën Dajc është shembur dhe sipas banorëve, në argjinatura ka mbi 20 vite që nuk është vënë dorë.

Në cdo mbledhje të shtabit të emergjencave eshte folur për ndërhyrjen që duhet bërë në argjinaturën e NënShkodrës, por përmbytjet po bëhen të njëpasnjeshme dhe argjinaturat vazhdojnë të mbajnë mbi supe peshën e 40 viteve dhe harresën prej 20 vitesh

Top Channel