Seagal, akuza të reja për abuzime seksuale

23/04/2010 10:10

Akuza të reja ndaj aktorit Steven Seagal për abuzime seksuale.

Pas denoncimit të ish-modeles Kayden Nguyen, edhe dy gra të tjera pretendojnë se kanë qenë pre e abuzimeve nga Seagal.

Sipas faqes amerikane TMZ një prej tyre është mbesa e Ray Charles. Gruaja, Blair Robinson,ka rrëfyer se e ka takuar Seagal në funeralin e gjyshit të saj në vitin 2004.

“Me babanë tim shkova për të biseduar për punë si sekretare. Nisa të punoja pas një muaji dhe një ditë Seagal më kërkoi masazh duke më shpjeguar në trupin tim mënyrën se si duhet të veproja. Kuptova qartë që punësimi kërkonte që t’i bëja favore të tjera”, u shpreh Robinson.

Avokati i Seagal, Marty Singer ka refuzuar të gjitha akuzat duke deklaruar se nuk është në dijeni të këtyre pretendimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA