Ruçi koordinon aksionin në Bruksel

23/04/2010 08:50

Pjesëtarët socialistë të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri, kanë zhvilluar dje një mbledhje paraprake me karakter organizativ lidhur me takimin e 3–4 majit në Bruksel.

E drejtuar nga Presidenti i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi, takimi ka konsistuar në një ndarje pune mes anëtarëve socialistë për një takim kalendarik që ka të bëjë me integrimin.

Rëndësia e tij qëndron në faktin se ai prezanton dhe jep vlerësime për situatën në Shqipëri duke u konceptuar në një ndarje prej 6 tematikash si; situata politike, ekonomike, liberalizimi i vizave, zgjedhjet, liria e mediave dhe të drejtat e njeriut.

Për të gjitha këto çështje PS do të japë një qëndrim të vetin, krahas gjykimeve të pjesëtarëve të djathtë në përfaqësinë shqiptare.

I vendosur në kontekstin e debateve të tanishme është i pritshëm që qëndrimi socialist të jetë kritik sidomos për situatën politike, ekonomike dhe zgjedhjet.

Është vetë kauza e PS ajo që legjitimon të drejtën e saj për të vendosur në tryezë një të vërtetë politike, të cilën ajo e mbron me forcë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA