Rama-Berisha, debat edhe në forumin “Mediat dhe kriza”

23/04/2010 19:45

Pas akuzave ne distancë, forumi i organizuar nga Gazzetta del Mezogiorno “Mediat dhe kriza” ka ulur në një tryezë Ramën dhe Berishën, e ku nuk kanë munguar sërish replikat mes tyre.

Kreu socialist, ndersa ka folur për krizën në vend dhe jo ate globale, akuzoi qeverinë se ka vënë nën presion mediat e pavarura përmes veprimeve të dhunshme dhe gjobave.

Kryeministri iu pergjigj se ai dhe qeveria e tij respekton pavarësine e televizioneve dhe gazetave. Por jo vetem kaq, të dy janë perfshirë në një vale replikash ironike edhe pas fjalimeve. Duke iu referuar raportit më të fundit të FRIDE-s, një organizatë jo qeveritare spanjolle, Rama foli për gjendjen e medias në Shqipëri.

“Ne raport sillen si raste tipike presioni mbi median e pavarur, gjoba ndaj Top Medias, News 24, Shekullin, Vizion + dhe mbyllja e dhunshme e gazetes Tema”, theksoi Rama.

Nga ana tjetër, Berisha shtoi: “Nuk dua ta fsheh se prania e kundershtareve te mi ne kete takim ishte nje shtyse e fuqishme per mua qe te marr pjese. I tille eshte shpirti i mediave, fjala e lire dhe i tille eshte detyrimi i qendrimit ndaj saj”. Pas një ndërpreje të shkurtër, tryza i vijoi punimet pa praninë e dy politikanëve të lartë.

Top Channel