Poligoni i Zgarës, banorët: Dëmtime prej shpërthimeve

23/04/2010 15:35

Asgjësimi i municioneve në poligonin e Zgarës ku u plagosën dy nënoficerë të repartit të demontimit ka shkaktuar një sërë problemesh.

Në këtë zonë edhe më parë jane kryer shpërthime.Afër poligonit ndodhet fshati Kuterman me rreth 300 familje. Gjate shperthimeve toka peson lekundje te cilat kane demtuar mjaft banesa. Madje ka raste kur prej shperthimeve kane rene mbi fshat edhe predha.

Poligoni i Zgares eshte ngritur ne vitin 2008 nga Ministria e Mbrojtjes dhe eshte vetem pak kilometra larg qytetit te Librazhdit dhe fare prane fshatit Kuterman. Vendimi per ngritjen e ketij poligoni eshte kundershtuar nga banoret por edhe drejtuesit e Sherbimit Pyjor. Ne kete poligon shkaterrohen municione te cilat jane shume te vjeteruara dhe nuk mund te dergohen ne uzinat e demontimit ne Gramsh dhe Polican.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA