Mjedisi, gjobat fiktive

23/04/2010 16:00

Vetëm gjatë katër muajve të parë të vitit mbi 40 subjekte inertesh janë gjobitur me 60 milionë lekë për shkatërrim të shtretërve të lumenjve. 

Por asnjë lek nuk është vjelur nga keto gjoba dhe kompanitë vazhdojnë sërish punën të pashqetësuara. Drejtori Juridik i Ministrisë së Mjedisit, Alfred Deshati sqaron se këto gjoba nuk janë vjelur pasi ligji u ofron mundësi subjekteve t’i ankimojnë këto cëshje në gjykatë.

“Problemi i vjeljes së gjobave është shqetësues. Zgjidhja vjen vetëm nëse gjoba do të jetë titull ekzekutiv”, theksoi Deshati.
 
Brenda këtij viti Ministria e Mjedisit do te ndryshoje kete ligj dhe do te kerkoje qe te jete Permbarimi, organi qe do te merret me ekzekutimin e gjobave.

“Ne kemi vendosur penalitete, por puna ka vazhduar normalisht. Atëherë duhet të merren masa jo vetëm duke u hequr kompanive lejen mjedisore, por edhe heqjen e licensës së shfrytëzimit. Duhet bashkëpunim ndërinstitucional për të arritur qëllimin e duhur”, u shpreh Deshati.

Shtreterit e disa lumenjve ne vend jane shfrytezuar pa asnje kriter duke ndryshuar edhe rrjedhen e ujit, cka ka ndikuar edhe ne permbytjen e shume zonave ne vend dhe Shkodra eshte nje nga shembujt me konkretë. Ministria e Mjedisit ka gjobitur me 300 mije deri ne 2 milion leke keto subjekte, te cilat jo vetem nuk kane paguar gjoben por kane vijuar punen normalisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA