Kriza, qeveria shkurton 700 vende pune

23/04/2010 08:40

Një vendim i Këshillit të Ministrave i 31 marsit, sanksionoi shkurtimin e 675 vendeve të punës në administratën publike nën varësinë e qeverisë qendrore, një masë që u kalua pa shumë zhurmë dhe që synon të ulë shpenzimet e qeverisë për paga dhe sigurime shoqërore.

Sipas vendimit të ri, numri i punonjësve buxhetorë do të jetë për këtë vit 89,204 vetë, nga 89,879 që qe sipas vendimit të mëparshëm.

Vetë Kryeministria do të japë shembullin e para, pasi organigrama e saj sipas vendimit të ri do të jetë 128 vetë, nga 148 vetë që qe sipas vendimit paraardhës.

Rreth 70 vende të tjera pune do të shkurtohen në organigramën e Ministrisë së Financave. Të gjitha ministritë do të kenë pakësim të stafit, sipas vendimit të ri.

Vendet e punës të mbyllura përbëjnë 0.75 për qind të të punësuarve gjithsej në administratën qendrore të qeverisë shqiptare dhe mund të sjellin kursime në shpenzime prej disa milionë eurosh.

Qeveria ka programuar këtë vit të shpenzojë 490 milionë euro për paga dhe sigurime shoqërore për të punësuarit e administratës publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA