Qytetarët greke janë të mendimit se ndihma që mund të marrin nga FMN për zgjidhjen e krizës ekonomike do ta dëmtojë Greqinë.

Kështu thotë një sondazh i publikuar nga agjencitë greke mëngjesin e sotëm, sipas të cilit qytetarët e vendit helen nuk janë shumë optimistë për zgjidhjen e situatës.

Greqia po përballet me një deficit të thellë buxhetor që ka frikësuar edhe vendet e tjera të Eurozonës.

Qytetarët janë shprehur gjithashtu kundër masave të qeverisë së kryeministrit Papandreu, të cilat parashikojnë uljen e rrogave dhe ngrirjen e pensioneve në sektorin publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA