Karburantet, 50 milionë usd më shtrenjtë

23/04/2010 08:55

Niveli aktual i taksave për karburantet duket se nuk kënaq autoritetet shtetërore, pasi kanë planifikuar rritjen e disa nënprodukteve.

Bëhet fjalë për lëndë të para djegëse që nevojiten për industrinë e rëndë të prodhimit, si solar apo naftë virgine, që përdoren edhe për sektorin e bujqësisë, për ngrohjen e serave.

Qeveria mendon t’u rrisë taksën këtyre produkteve, duke i unifikuar me karburantet e tjera, naftë dhe benzinë, që aktualisht janë 37 lekë për litër.

Rritja e taksave do të sjellë kosto shtesë për subjektet private në sektorin e prodhimit, që Ministria e Financave e vlerëson në rreth 50 milionë dollarë. Pra, kaq do të jetë masa e re shtrënguese për biznesin dhe konsumatorin.

Ndërkaq, drafti pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave, pasi të jetë diskutuar me grupet e interesit në Këshillin Konsultativ.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA