Itali, shqiptari martohet duke mposhtur burokracitë

23/04/2010 12:55

Nëse ka ende nga ata që mendojne se dashuria del mbi gjithçka, rasti i nje çifti në Ragusa, në Sicili, ua konfirmon këtë ide.

Dy të rinj 24-vjeçare, djali shqiptar pa dokumenta qendrimi dhe vajza siciliane, arriten te fitojne betejen e tyre kunder burokracise.  Perpjekjet e tyre per t’u martuar kishin deshtuar deri tani sepse nje qarkore e korrikut te 2009 te nxjerre nga Ministria e Puneve te Brendshme, te huajt qe ndodhen ne Itali pa lejeqendrim te rregullt nuk mund te lidhin martese.
 
Por dy te rinjte ne Ragusa, Eugenia Libro dhe Egentian Mucaj, te cilet komuna i kishte penguar te martoheshin, nuk u shkurajuan, por iu drejtuan gjykates e cila u dha te drejte. Ne vendim lexohet se “liria plote e zgjedhjes se bashkeshortit ose bashkeshortes, i perket aspektit personal e pra eshte nje vendim mbi te cilin nuk mund te nderhyje shteti, i cili mbron familjen si shoqeri natyrore te themeluar mbi martesen”.

E ky vendim i gjykates siciliane mund t’i hape rruge mijera ankesave te atyre qe nuk kane arritur te kurorezojne endrren e tyre per shkak te qarkores se nxjerre nga ministri i Lidhjes se Veriut Roberto Maroni, i cili ben pjese ne nje grupim politik qe e ka sloganin : Dashuria fiton gjithmone.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA